Flash

Rrahmani, tek Napoli si 'rikuperuesi më i mirë': në pesë më të mirët e Serie A edhe një tjetër shqiptar

Lapsi.al 19 August 2020
Rrahmani, tek Napoli si 'rikuperuesi më i mirë': në

Verona ka bërë një sezon shumë të mirë në Serie A dhe merita kryesore për këtë është edhe e dy qendërmbrojtësve shqiptarë Marash Kumbulla e Amir Rrahmani. Lojtari i kombëtares së Kosovës është lojtari i ri i Napolit, por në klubin e ri do të prezantohet me statusin e rikuperuesit më të mirë në Serie A.

Pikërisht sipas statistikave të publikuara nga kampionati italian, Rrahmani ka kryer 491 rikuperime gjatë sezonit, duke lënë pas Colley të Sampdorias. Podiumin e kompleton futbollisti i Lazios: Sergej Milinkovic Savic ka bërë 441 rikuperime, vetëm një më pak se vendi i dytë, por ka mbajtur pas Banin e Bolonjës. Në 5 më të mirët ka vend edhe për një tjetër futbollist shqiptar: Gjimshiti i Atalantës është i pesti me 422 rikuperime...

1 HELLAS VERONA    Amir Rrahmani      491

2 SAMPDORIA             Omar Colley            442

3 LAZIO                          Milinkovic Savic    441

4 BOLOGNA                  Mattia Bani             427

5 ATALANTA                 Berat Djimsiti        422

https://www.facebook.com/SerieA/posts/1049663098826281

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI