Flash

"Nuk jam një vrasës, Morbidelli më kërkoi ndjesë": Zarco mbrohet pas aksidentit të frikshëm

Lapsi.al 18 August 2020
"Nuk jam një vrasës, Morbidelli më kërkoi

Morbidelli i kërkoi ndjesë që e quajti "gjysëm vrasës", Rossi pati një debat të gjatë me të. Johann Zarco kërkon të mbrohet në lidhje me incidentin e tmerrshëm të shkaktuar të dielën në garën e MotoGP në Spielberg. "Franco më kërkoi ndjesë për ato fjalë, por pasi e pa videon në të nxehtë e kishte interpretuar sikur e bëra qëllimisht për ta bllokuar. I thashë se nuk mund ta bëjë kurrë e se për mua as nuk e kisha marrë trajektoren shumë gjerë. Pasi e kalova nuk mund të qendroja kështu në të majtë, duke frenuar u spostova disi dhe ai edhe për shkak të shpejtësisë u befasua", ka shpjeguar ai për Gazzetta dello Sport.

"Pas rrëzimit isha nën shock. Pamjet nuk mu desh ti shihja një mijë herë për të konfirmuar atë që e dija praktikishit. Është e lehtë të kritikosh dikë e të bëhesh i keq me fjalët, por nuk duhet të kondicionohem. Në garë duhet të jesh agresiv, por të bllokosh dikë me 300 në orë e ta rrëzosh, këtë jo. E sidoqoftë e përsëris, nuk bëra këtë. Ishte një aksident e ndihem i pafat", shtoi ai.

Për Zarco, ndërkohë, me shumë mundësi nuk do të ketë Zeltëeg të dielën e ardhshme për shkak të frakturës së pësuar gjatë rënies. "Bashkë me Ducati vendosëm të operohem. Ndërhyrja do të bëhet të mërkurën në mëngjes në Modena nga doktorët Tarallo e Catani. Pas operacionit do të kthehem në Austri për të parë si ndihem, nëse do të më konsiderojnë të shëndetshëm e me shumë mundësi ta provoj", ka njoftuar piloti.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI