Flash

Franca frikësohet sërisht nga Koronavirus: shtyhet ndeshja inauguruese e Ligue 1

Lapsi.al 18 August 2020
Franca frikësohet sërisht nga Koronavirus: shtyhet ndeshja inauguruese

Ndeshja që duhet të hapte, të premten në 19, kampionatin e Ligue 1 francez, mes Olympique Marseille e Saint-Etienne, është shtyrë për shkak të katër rasteve pozitive me Covid-19 në radhët e lojtarëve të OM. Rreth 30 lojtarë janë aktualisht pozitivë me koronavirus në divizionin kryesor francez që duhet të fillojë pas tre ditësh. Rregullat e Ligës imponojnë shtyrjen e një ndeshje nëse katër ose më shumë lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë.

Për këtë arsye, komisioni i kompeticioneve të LFP ka vendosur të shtyjë sfidën për të mërkurën 16 ose të enjten 17 shtator, gjithnjë duke patur parasysh gjendjen shëndetësore të lojtarëve.

Ndërkohë, pas Marseille edhe Nimes duhet të bëjë llogaritë me rastet e reja të Covid-19. Klubi francez ka njoftuar dy raste të tjera pozitivë brenda stafit të tyre. Në 14 gusht klubi kishte zbuluar rastin e parë të dyshuar, që kishte shtyrë Nimes të anullonte miqësoren kundër Dijon, e parashikuar për të nesërmen. Kështu, është e mundshme edhe një shtyrje e sfidës së parë të kampionatit të 'Crocs' kundër Brest, parashikuar përtë dielën në orën 15.

Të këshilluara

Video/ Inter siguron finalen me golin e dytë

Në gjysëmfinalen e luajtur në Gjermani, Shakhtar duket se po paguan gabimet e bëra. Vetëm dy minuta pasi Moraes humbi një rast të pafalshëm përballë Handanovic,...

22:25

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI