Flash

Video/ Inter në finale të Europa League: Conte 'shuplakë' Shakhtar e kritikëve

Lapsi.al 17 August 2020
Video/ Inter në finale të Europa League: Conte

Finale europiane pas 10 vjetësh. Antonio Conte e arrin misionin me golat dhe performancat monumentale të Lautaro Martinez e Romelu Lukaku. Inter mposht 5-0 Shakhtar Donetsk e fluturon në finale të Europa League, ku të premten në 21 gusht do të luajë trofeun me Sevilla. Ndeshje e jashtëzakonshme e djemve të Conte, të udhëhequr nga Lu-La, autorë të dy dygolëshave.

Inter e nisi në mënyrën e duhur gjysëmfinalen e Europa League, duke arritur të marrin avantazhin në minutën e 19 me Lautaro Martinez. Në fakt ishte një gabim i portierit Pyatov në rivënien në lojë që favorizoi Barella: krosimi ishte perfekt për argjentinasin që me kokë shënoi golin e 1-0, duke e bërë edhe më të thjshtë për italianët.

Shakhtar paguajti mbi të gjitha gabimet e bëra vetë, sepse vetëm dy minuta pasi Moraes humbi një rast të pafalshëm përballë Handanovic, Inter shënoi të dytin në minutën e 64. D'Ambrosio gjeti kohën e duhur për të shënuar me kokë në zhvillimet e një goditje këndi, duke qetësuar Conte në pankinë.

Me një Lautaro në formë brilante, Inter siguron kalimin e Inter në finalen e Europa League me golin e tretë kundër Shakhtar Donetsk. Goli i 21 sezonal për Lautaro Martinez, që tregoi kualitetin e tij të jashtëzakonshëm në përdorimin e topit: kontroll me të majtën e goditje me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi Pyatov. Shumë gabime për ukrainasit, sepse nga një i tillë lindi edhe aksioni që solli dygolëshin personal të argjentinasit.

E në 12 minutat e fundit shfaqjen e merr Lukaku, duke shënuar dy gola, që e cuan rezultatin në 5-0. Katër minuta pas Martinez, në të 78, në listën e golashënuesve u fut edhe belgu, që shënoi golin e katërt në asist pikërisht të argjentinasit, ndërsa në të 85 tregoi gjithë forcën e pabesueshme fizike, duke lënë pas mbrojtësin në sprint dhe duke e dërguar topin nën këmbët e Pyatov. Goli i 10 europian për Lukakun, që vendos në shënjestër tashmë Sevillan.

Të këshilluara

Video/ Inter siguron finalen me golin e dytë

Në gjysëmfinalen e luajtur në Gjermani, Shakhtar duket se po paguan gabimet e bëra. Vetëm dy minuta pasi Moraes humbi një rast të pafalshëm përballë Handanovic,...

22:25

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI