Mesfushori i Bayern Mynih, Thiago Alcantara, ka arritur një akord për tu trasferuar tek Liverpool, në katër sezonet e ardhshme. Lajmin e bën të ditur RMC Sport. Sipas emitentit, akordi mes futbollistit 29 vjecar e skuadrës angleze është tashmë i përfunduar, mungon vetëm zyrtarizimi.
Mesfushori Thiago Alcantara, ish-lojtari i Barcelonës, ia ka komunikuar lajmin disa shokëve të skuadrës së Bayern Mynih. Kështu, mbërritja e tij tek kampionët e rinj të Anglisë është e sigurtë, por jo përpara se të provojë të arrijë trofeun e Champions League me bavarezët, në mënyrë që në Anfield të shkojë si kampion i Europës, atë titull që Reds e mbajnë ende edhe për pak ditë.