Flash

Inter ndjek finalen e parë pas 10 vjetësh: mes tyre dhe Europa League është Shakhtar

Lapsi.al 17 August 2020
Inter ndjek finalen e parë pas 10 vjetësh: mes tyre dhe Europa League

10 vjet pas "Tripletës", Inter ka mundësinë të kthehet të ndjejë aromën e një finale europiane. Nga gëzimet me Mourinho kanë kaluar shumë sezone, por tani, në vitin e parë të Conte, i thirrur verën e kaluar nga shoqëria zikaltër për të rikthyer skuadrën në nivele të larta edhe në kontinent, mundësia për tiu bashkuar të mëdhenjve është unike, pas një serie të gjatë e të arrish në epilogun e Europa League bëhet një shans për të mos u humbur.

Për teknikun zikaltër detyra është e komplikuar, por joshja e sfidave të mëdha ndihmon për të dhënë moralin e duhur e mbërritja sot e presidentit zikaltër Steven Zhang në Dusseldorf, për ti qendruar pranë skuadrës, është parë si një sinjal i fortë. Mes ambicjes e ëndërrës, duhet kaluar Shakthar, formacioni ukrainas i mbushur me talente brazilianë si Taison e Dodo, që vetë Conte nuk lodhet së pranuari sa vështirë është të përmbahet.

Është megjithatë klima e atmosfera për të nisur një cikël të ri fitues e jo rastësisht presidenti Zhang, i shoqëruar nga administratori i deleguar Beppe Marotta e Alessandro Antonello, kanë qendruar pranë skuadrës në shenjë mbështetje.

Është hera e tetë që zikaltrit arrijnë në këtë fazë në Europa League, kompeticion i fituar tre herë kur ende quhej Kupa Uefa. Të gjitha në dekadën e fundit të shekullit të kaluar: në kampin e Inter është tashmë dëshira për të shkruar një faqe të re në histori.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI