Flash

Video/ E pabesueshme në Alvalade: Lyon flak jashtë City e fluturoin në gjysmëfinale

Lapsi.al 15 August 2020
Video/ E pabesueshme në Alvalade: Lyon flak jashtë City e fluturoin

Do të jetë Lyon që do të luajë gjysëmfinalen e Champions League kundër fenomenalëve të Bayern Mynih e jo Manchester City të ish-teknikut Guardiola. Francezët fitojnë në mënyrë të pabesueshme por po aq të merituar kundër një tjetër pretendenti për triumfin final. Skuadra e Garcias u imponua 3-1 në cerekfinalen kundër anglezëve: avantazhit të Cornet në të 24' iu përgjigj në të 69' De Bruyne, por më pas erdhi dygolëshi i Moussa Dembélé (79' e 87') që i dhuroi suksesin Rudi Garcia e të tijve. Shumë pishmane për një City të shpërqendruar, të pasaktë e pak efikas.

Manchester City ishte futur në cerekfinalen me Lyon si skuadra favorite për të kaluar raundin, por skuadra e Guardiolës u vu në vështirësi nga francezët që insistuan në linjën e tyre solide difensive dhe befasuan në minutën e 24 me Cornet. Mesfushori shënoi një gol me peshë që francezët tentuan ta mbrojnë, edhe pse e kishin të qartë për nivelin e kundërshtarit që ishte përballë.

E në fakt, rezistenca e Lyon u thye në minutën e 69, kur Manchester City arriti më në fund të gjente një të carë në prapavijën franceze, duke barazuar rezultatin me një aksion fantastik të nisur nga vetë De Bruyne. Veprim spektakolar i Sterling në të majtë e më pas sugjerimi për belgun që ishte i pakapshëm në konkluzionin në hyrje të zonës. 1-1 por pikërisht kur dukej se 20 minutat e mbetura do ti shërbenin Guardiolës për të përmbysur ndeshjen, erdhi befasia.

Francezët shpartalluan skuadrën e Guardiolas me dy gola në shtatë minuta që mbajnë firmën e Dembele. Sulmuesit, që zëvendëoi Depay në minutën e 75, iu deshën vetëm 4 minuta për të kthyer Garcian në avantazh, ndërsa kompletoi misionin e tij në minutën e 86 me golin e dytë personal duke e bërë praktikisht të pakthyeshëm rezultatin në minutat e mbetura. Kështu, surpriza franceze që ndryshe nga kundërshtarët erdhi në Champions pa minuta ndeshjesh në këmbë (kampionati francez nuk vazhdoi më) nxjerr rivalin e dytë të madh nga kompeticioni e ndoshta Bayern nuk duhet të jetë kaq i qetë...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI