Flash

Video/ Leipzig në gjysëmfinale te Champions: eleminohet Atletico Madrid i Simeones

Lapsi.al 13 August 2020
Video/ Leipzig në gjysëmfinale te Champions: eleminohet Atletico

Në cerekfinalen e dytë të Champions League, Red Bull Leipzig bën surprizën përballë Atletico Madrid. Gjermanët e Julian Nagelsmann janë gjysëmfinalistët e dytë të Champions League 2019/20. Leipzig ka thyer 2-1 spanjollët në sfidën e luajtur në Lisbonë, duke fituar të drejtën e përballjes me Psg falë një goli në të 88' nga amerikani Tyler Adams. Ndodhi gjithcka në pjesën e dytë pas një pjese të parë të ekuilibruar: në avantazh me Dani Olmo, Atletico përgjigjet me Joao Felix me penallti, përpara golit vendimtar të mesfushorit.

Favoritët për kalimin e raundit u befasuan nga spanjolli i gjermanëve Dani Olmo, që shënoi për Leipzig në minutën e 50. Simeone, që kishte lënë në pankinë Moratan e Joao Felix, duhet të ndryshonte dicka në mekanizmat ofensivë të skuadrës së tij dhe u duk se e gjeti zgjidhjen me futjen në fushë të portugezit.

Atletico Madrid ka një marsh më shumë me Joao Felix, që shënoi me penallti 14 minuta pasi u fut në fushë, duke barazuar rezultatin dhe duke drejtuar një ndeshje që kishte marrë keq për spanjollët. Atletico Madrid kërkoi përmbysjen, por dy minuta nga fundi pësoi golin që e eleminoi. Tyler Adams shënoi golin e 2-1 në minutën e 88, duke shtangur spanjollët që kërkonin me ngulm ta mbyllnin ndeshjen në 90 minuta.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI