Flash

Video/ Atalanta udhëheq 90 minuta, PSG i merr ndeshjen për tre

Lapsi.al 12 August 2020
Video/ Atalanta udhëheq 90 minuta, PSG i merr ndeshjen për tre

Atalanta humbet 2-1, Psg shkon në gjysëmfinale të Champions League. E thënë kështu duket dicka normale, por 90' e Lisbonës janë krejtësisht një përjashtim. Sepse parisienët në minutën e 90 ishin në disavantazh 1-0 e në kërkim të dëshpëruar të barazimit dhe dënuan bergamaskët atëherë kur nuk mendohej më, duke prishur përrallën e Hirushes së kompeticionit.

Ndeshja ishte menjëherë e bukur dhe ritmike, me raste nga të dy palët. Rast i pabesueshëm ai I humbur nga Neymar në minutën e 3', I vetëm me Sportiello, por Atalanta, nuk qendroi të shikonte e në të 11' u desh një pritje spektakolare e Navas për të ndaluar goditjen me kokë të Hateboer. Ekuilibrat i prishi Pasalic në të 27': përplasje e topit mes Zapata e një mbrojtësi në hyrje të zonës, topi mbërriti tek kroati që me të majtën e dërgoi aty ku Navas nuk mund të arrinte.

Reagimi I francezëve është i gjithi në një aksion të jashtëzakonshëm të Neymar, që pas një tunel në dëm të Pasalic goditi jashtë ngjitur me shtyllën nga rreth 20 metra. Në pjesën e dytë ka lumë kartonash të verdhë, ndërsa Tuchel luajti kartën Mbappé 30 minuta nga fundi. E në të 74' sulmuesi francez i ikën Toloi, por gjeti në rrugën e tij Sportiello që e ndaloi, duke mbrojtur avantazhin. Atalanta duket se mund të rezistojë, por në të 90', në rrëmujë, në assist të Neymar, Marquinhos gjeti devijimin vendimtar me të cilin PSG barazoi ndeshjen. E dy minuta më pas, në një aksion të orkestruar nga Neymar e shërbyer nga Mbappé, Choupo Moting shoi ëndërrën e Atalantës. Mëkat për Atalantën që udhëhoqi për 90 minuta dhe e humbi ndeshjen për tre.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI