Flash

Juventus, zyrtare: Andrea Pirlo trajneri i ri, firmos për dy vjet

Lapsi.al 8 August 2020
Juventus, zyrtare: Andrea Pirlo trajneri i ri, firmos për dy vjet
Vetëm pak orë nga shkarkimi I Maurizio Sarrit, Juventus zgjedh trajnerin e ri, duke kopjuar modelin e Barcelonës. Në krye të bardhezinjve është zyrtarisht Andrea Pirlo. Ish-mesfushori i Juventus ishte menduar si drejtues i skuadrës Under 23 për eksperiencën e parë në pankinë por situata në skuadrën e parë përshpejtoi gjërat për atë plan që Andrea Agnelli e kishte vendosur personalisht. Presidenti ka qenë në bisedë me Pirlo në Continassa pasdite për të dalë me vendimin e një kontrate deri në 30 qershor 2022. Pirlo ka kaluar kandidatët e tjerë: nga Zidane, i preferuari i tifozëve, tek Simone Inzaghi (që sidoqoftë Lazio nuk donte ta linte) e deri tek Mancini, Allegri e Pochettino. Pasi dëgjoi Nedved e Paratici për Sarrin, tani Agnelli vendos veton edhe për zgjedhjen e trajnerit, si kishte bërë në kohët e Antonio Conte. Një sfidë e guximshme, duke qenë se "il Maestro" nuk ka trajnuar kurrë në asnjë nivel, e pikërisht për këtë donte ta niste nga U23 (që duhet të gjejë trajner tjetër). Një zgjedhje e lindur tre javë më parë kur në projektin e të ardhmes Agnelli kishte bërë të ditur: "E qartë se objektivi me Andrean është ai që kemi parë me skuadra të tjera të dytë, ku ndoshta e ardhmja është në skuadrën e parë”. E ardhmja për Pirlon është tani.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI