Flash

Video/ PSG fiton edhe Kupën e Francës: Lyon dorëzohet vetëm në penalltinë e gjashtë

Lapsi.al 1 August 2020
Video/ PSG fiton edhe Kupën e Francës: Lyon dorëzohet vetëm
Paris Saint Germain ka fituar për herë të nëntë Kupën e Francës, duke mundur në finale pas 120 minutash lojë dhe 6 goditje penalltish Olympique Lyonnais. Ka qenë vetëm një gabim i Traore në të parën e serisë së dytë të 11 metërshave që ka përcaktuar të besuarit e Tuchel si fitues të trofeut, duke ia shtuar kështu titullit kampion e në pritje të provojnë gjithcka për gjithcka në Champions. Një ndeshje ku parisienët mbajtën zotërimin e topit 56%, por ku rastet numërohen me gishtat e njërës dorë. Pa Mbappe të dëmtuar, e gjithë loja e kryeqyetasve ishte përqendruar tek Neymar, që nuk arriti ta zgjidhte ndeshjen në kohën e rregullt, e as në 30 minutat e shtesës. Dëmtimi i Icardit dhe Kurzaëa bëri të vetën, pa përmendur këtu se Garcia kishte blinduar prapavijën për të përdorur kundërsulmin. Ndoshta e njëjta strategji për të mbrojtur 1-0 e vajtjes, kur të luajë në Torino me Juventus për 1/8 e Champions. Nga pika e bardhë e penalltive u duk se nuk do të gabonte askush, me finalizime impresionuese, edhe pse Lopez e Navas në dy tre goditje shkuan pranë pritjes vendimtare. Në penalltinë e gjashtë gaboi Traore, me Navas që gjeti krahun dhe trajektoren, ndërsa Sarabia ishte i ftohtë në penalltinë që cliroi gëzimin e PSG për një trofe, që u vu në rrezik në llotarinë e 11 metërshave....

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI