Flash

Juventus i uron ditëlindjen trajnerit të Inter: Conte ndan tifozët bardhezinj në dysh

Lapsi.al 31 July 2020
Juventus i uron ditëlindjen trajnerit të Inter: Conte ndan
"Gëzuar ditëlindjen, Antonio Conte!", një postim i thjeshtë në Twitter bashkë me një emoji të një torte e një foto me fanellën bardhezi. Pavarësisht kalimit tek Inter e raporteve që duken më të tensionuara se kurrë, Juve nuk harron atë që vuri bazat për këtë cikël legjendar e që si lojtar ka qenë një flamur i vërtetë. Një gjest që ka ndarë në dysh tifozët bardhezinj, mes atyre pro e kundër, mes atyre që ndihen të tradhëtuar nga kalimi i teknikut tek Inter e atyre që nuk harrojnë triumfet e fitoret si lojtar e trajner. Natyrisht edhe Inter ka dashur të kujtojë ditëlindjen e 51° të teknikut të tyre: "Në drejtimin e skuadrës së parë zikaltër nga 31 maji 2019, Antonio Conte feston sot ditëlindjen e dytë si trajner i Inter. Egërsi, ambicje, entuziazëm, dedikim punës e sakrificës janë ato që më mirë tragojnë pasionin e tij për futbollin e menyrën për ta interpretuar. Për teknikun zikaltër që mbush sot 51 vjec, urimet më të mira nga e gjithë bota interiste!".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI