Flash

Abuzim pushteti e të tjera: presidenti i FIFA-s, Infantino, hetohet në Zvicër

Lapsi.al 31 July 2020
Abuzim pushteti e të tjera: presidenti i FIFA-s, Infantino, hetohet në

Një hetim kundër presidentit të Fifa-s, Gianni Infantino, ka nisur tashmë në Zvicër: prokurori federal i jashtëzakonshëm Stefan Keller "ka nisur një procedim penal në ngarkim të presidentit të Fifa-s Gianni Infantino e të ministrit publik të Alto Vallese Rinaldo Arnold", në vecanti për "abuzim të autoritetit", "thyerje të sekretit të zyrës" e "pengim të një veprimi kriminal".

Lajmërimi për procedimin ka ardhur pas dorëheqjes së prokurorit të përgjithshëm zviceran Michael Lauber, i akuzuar për administrimin e cështjes së Fifagate. Lauber, në atë kohë përgjegjës i hetimeve, e Infantino janë takuar informalisht në disa raste në 2016 e në 2017, duke ngritur pyetje për një përfshirje të mundshme.

"Njerëzit e kujtojnë mirë se ku ishte Fifa si institucion në 2015 e sa e nevojshme ishte një ndërhyrje e drejtësisë për të kthyer besueshmërinë e organizatës. Si president i Fifa-s, ka qenë objektivi im që në fillim, e mbetet objektivi im, të ndihmoj autoritetet të hetojnë mbi parregullsi të kaluara në Fifa": Infantino, e ka komentuar kështu hapjen e një procedimi penal ndaj tij. "Mbështes plotësisht procesin gjyqësor e Fifa mbetet e disponueshme të bashkëpunojë me autoritetet zvicerane për këtë qëllim - ka shtuar ai - . Të takoj Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës është krejtësisht e kuptueshme dhe e ligjshme. Nuk është thyerje e asgjëje. Përkundrazi, bën pjesë në detyrat e presidentit të Fifa-s".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI