Flash

Zyrtare/ Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit: një histori e nisur dy vjet më parë

Lapsi.al 30 July 2020
Zyrtare/ Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit: një histori e

Ishte kuptuar më herët, që kur dështoi në garën për titull e u përforcua edhe më shumë pas eleminimit në Kupë, se Orges Shehi nuk do të vazhdonte të ishte trajneri i Kukësit. Safet Gjici është nga ata që do të fitojë, e menjëherë madje. Kështu, për ta bërë këtë ka zgjedhur Skënder Gegën si timonierin e ri të skuadrës, që do të bëjë debutimin në krye të kuksianëve në Europa League.

"Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin "Air Albania", në orën 11:00" shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit veri lindor. Kontaktet me Gegën, njeriun që shpalli kampion një vit më parë Partizanin, pas një pritje 26 vjecare, kishin nisur rreth një javë më parë, duke parë edhe disponibilitetin e teknikut për tu kthyer në Superiore.

Kontrata është dy vjecare dhe sipas asaj që filtron nga klubi, Gega ka kërkuar pjesëmarrje në merkato, pikërisht kushti që e ndau nga Partizani. Në fakt, palët kanë flirtuar me njëri-tjetrin prej dy vjetësh, përpara se ish-qendërmbrojtësi të merrte drejtimin e të kuqve. Atëherë negociatat u ndërprenë cuditërisht, në kohën kur akordi dukej i arritur. Por pas një divorci jo inatcor, ja ku janë sërisht: Gega e Kukësi bashkë në kërkim të titullit kampion e një prezence dinjitoze në Europa League, gjithnjë nëse ia lejon edhe shorti.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2287725798039421/

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI