Flash

Arkëtime rekord, Franca revolucionarizon të drejtat tv: Ligue 1 përfundon në Netflix

Lapsi.al 30 July 2020
Arkëtime rekord, Franca revolucionarizon të drejtat tv: Ligue 1

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, që do të nisë në 21 gusht me ndeshjen mes Marseille e Saint Etienne, Ligue 1 do të arkëtojë 1,1 miliardë euro në sezon në të drejta TV, deri në 2024. E kampionati francez po bëhet edhe një laborator për të ardhmen e transmetimit të ndeshjeve. Sipas l'Equipe, në fakt, Mediapro ka përmbyllur një akord me Netflix për të zgjeruar më lehtë platenë e abonentëve.

Oferta e re e grupit spanjoll, - që bashkë me Canal+ e operatorin e telefonisë mobile Free i ka lejuar futbollit francez të kalojë catinë e një miliard euro në sezon në të ardhurat e të drejtave televizive -, thyen skemat, duke bërë inovacionin me një aleancë të padëgjuar. 6,7 milionë abonentët e Netflix në Francë mund të kenë mundësinë të shijojnë edhe përfaqësimet e Neymar e Mbappé, me rreth 5 euro më shumë në muaj. Një biznes edhe për platformën amerikane që mund të diferencohet nga konkurenca direkte e Amazon, Disney e Apple. Edhe pse Mediapro nuk përjashton akordet e reja pikërisht me shtëpinë nën të Iphone, ose me Facebook.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI