Flash

Sezoni i ardhshëm i Serie A do të vonojë: Gravina i hapur për Playoff

Lapsi.al 30 July 2020
Sezoni i ardhshëm i Serie A do të vonojë: Gravina i hapur

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës italiane të futbollit (FIGC) ka bërë një koment në lidhje me fillimin e kampionatit të ardhshëm e hipotezës playoff. "Duhet të lidhim javët e kampionatit me kompeticionet ndërkombëtare, duke nisur nga një datë hipotetike, si fundi i shtatorit ose ndoshta edhe tetor - ka thënë numri 1 i Figc -. Playoff? Më pëlqen si ide, por nuk e di nëse do shkohet në atë drejtim"

Numri 1 i futbollit italian dyshon se Serie A mund të rinisë në 12 shtator. "Në fund të gushtit përcaktohen kompeticionet ndërkombëtare. Në 30 janë grumbullimet e kombëtares, në 4 ka një ndeshje e në 8 një tjetër. Po reflektojmë mbi datat, nuk është e lehtë por do ta bëjmë me shumë përgjegjësi".

Gravina kërkon edhe modifikime në protokollin e sigurisë. "Jam i preokupuar për të ardhmen, sepse e dimë se cfarë do të thotë të bashkëjetosh me këtë virus të mallkuar, por ne kërkojmë të projektojmë të ardhmen. Nuk mund të aplikohet ky protokoll për 9-10 muaj. Duhen bërë reflektime, gjithnjë në respekt të prioritetit që është shëndeti".

Një koment edhe për Immobile, që kaloi Leëandoëski e ka në duar Këpucën e Artë. "Kam bërë tifo për të, është një djalosh i jashtëzakonshëm, e meriton, komplimenta e përgëzime".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI