Flash

Sarri kërcënon Lega-n, Juventus si Liverpool në Carabao Cup: "Kundër Romës me U23"

Lapsi.al 30 July 2020
Sarri kërcënon Lega-n, Juventus si Liverpool në Carabao Cup:

Maurizio Sarri pranon që ajo që është parë në daljet e fundit nuk ka qenë një Juventus brilant, sidomos nga pikëpamja fizike, e shpjegon se për të mbërritur në mënyrën më të mirë në sfidën e Champions kundër Lion mund të merret një vendim i jashtëzakonshëm për javën e fundit të Serie A: "Probleme nga pikëpamja fizike? Na i krijoi Lega - ka thënë Sarri pas humbjes me Cagliari-n - Luajmë 5 ndeshje në 12 ditë. Të shohim në cfarë gjendje do jemi, por kundër Romës mund edhe të nxjerr në fushë Under 23 për të rikuperuar të tjerët kondicionin ".

Sarri sidoqoftë nuk është shprehur i shqetësuar nga humbja e shëmtuar kundër kuqebluve e është ndalur tek Cristiano Ronaldo, vecanërisht tek mirëkuptimi me Gonzalo Higuain: "Cristiano është një lojtar instiktiv, nuk është i kodifikueshëm në lëvizje e kjo është forca e tij. Duhet të jetë sulmuesi tjetër që adaptohet në atë që bën. Me pjesë e bënë mirë, por në një ndeshje si kjo na mungoi instikti për të finalizuar më mirë, gjë që e bëri kundërshtari. Nëse kërkohet shumë nga shokët? Mendoj se është e paevitueshme. Lojtari që ti zgjidh situatat kërkohet me insistim. Edhe pse ndonjëherë nuk është zgjidhja më e mirë".

Tani pritja është e gjitha për kthimin e 1/8, por për zgjedhjet e formacionit është ende herët: "Sot kishim 9 të dëmtuar në shtëpi kështu që ca dyshime natyrisht që i kam. Patsaj do kem të tjerë në bazë të atyre që do të jenë gati".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI