Flash

Champions nën frikën e Koronavirus: Camp Nou nuk është më i sigurtë për Barcelona-Napoli

Lapsi.al 30 July 2020
Champions nën frikën e Koronavirus: Camp Nou nuk është

Sfida e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League mes Barcelonës e Napolit në 8 gusht mund të mos luhet në Camp Nou. Ky është lajmi që publikon emitenti Rac-1, sipas të cilit Uefa i ka kërkuar përditësime Departamentit të shëndetit duke parë rreitjen e rasteve të Koronavirus në Katalonjë. Vendimi do të varet nga informacionet që do të mbërrijnë për këtë cështje në orët e ardhshme.

PLANI-B

"Barcellona-Napoli? Guimaraes e Oporto janë një plan B i studiuar prej kohësh, janë një zgjidhje që është menduar për situata të vështira. Për momentin vendimi mbetet ai për të luajtur në Camp Nou. Nuk njoh deadline, anëtarët e UEFA-s duhet të marrin vendimin, duhet tashmë kush është plani B, kështu që Ceferin, Marchetti, Uva e të tjerët të marrin një vendim në dritën e asaj që do të thotë Qeveria spanjolle". E ka deklaruar një ditë më parë Evelina Christillin, anëtare e bordit Uefa, gjatë një ndërhyrje në 'Punto Nuovo Sport Shoë' në Radio Punto Nuovo.

DE LAURENTIIS: "TË LUHET DIKU TJETËR"

"Nëse kanë vendosur që Champions të luhet në Portugali e Europa League në Gjermani, mundet që edhe ne për 1/8 të dërgohemi në vende të tjera, nuk arrij ta kuptoj si ka mundësi që duhet të mbetemi në një qytet që më duket se paraqet një shkallë të lartë kritike". Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis shpreh kështu dyshimet e tij në prag të ndeshjes në Katalonjë, ku është kthyer alarmi koronavirus. "Është gjithnjë një ndeshje e madhe kundër Barcelonës, por Uefa... Unë telefonoj, flas, kërkoj por është shumë e sikletshme. Nga Spanja vijnë dyshime të forta e frikë ndërsa ata bëjnë indiferentin. Cfarë duhet për të thënë mjaft, nuk shkohet në Barcelonë por në Portugali, në Gjermani, në Gjenevë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI