Flash

Rangnick në ajër: Milan e tradhëton, divorc pas 8 vjetësh me Red Bull

Lapsi.al 30 July 2020
Rangnick në ajër: Milan e tradhëton, divorc pas 8 vjetësh me

Pasi dështoi kalimi tek Milan, që ka vendosur të konfirmojë Stefano Pioli, Ralf Rangnick do të gjendet shpejt i papunë. Bild, në fakt, nuk ka dyshime mbi divorcin e sigurtë mes menaxherit gjerman e Red Bull, pas 8 vjetësh suksese mes fushës e tavolinës. "Jam aktualisht në bisedime për ti dhënë fund bashkëpunimit. Bëhet fjalë vetëm për të stabilizuar modalitetet e kohët" lexohet në të përditshmen gjermane.

Raporti i suksesshëm mes 62 vjecarit e grupit austriak ka nisur në 2012, kur mori detyrën e drejtorit sportiv të dy skuadrave të grupit Red Bull, Salzburg e Leipzig. Në fillim të sezonit 2015-2016 u bë tekniku i ri i klubit gjerman duke lënë detyrën si drejtor sportiv i skuadrës austriake. Pasi udhëhoqi klubin në vendin e dytë në Zëeite Bundesliga, duke fituar promocionin, në fund të kampionatit dha dorëheqjen, duke mbajtur vetëm detyrën e drejtorit sportiv. Në korrik 2018 kthehet në pankinën e Leipzig për vetëm një sezon, që e mbylli në vendin e tertë në Bundesliga e me humbjen në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayern Mynih. Pasi u largua nga pankina në fund të sezonit 2018-2019, nisi të mbulojë rolin e përgjegjësit të sportit e të zhvillimit futbollistik (head of sport and development soccer) në grupin Red Bull. Pastaj erdhi tratativa e gjatë, që pastaj dështoi, me Milan, që i ka thyer në mënyrë ta pariparueshme raportet mes palëve.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI