Flash

Goli fantazëm në Sheffield-Villa, rrëzoi Bournemouth: klubi do të hedhë në gjyq Hawk-Eye

Lapsi.al 31 July 2020
Goli fantazëm në Sheffield-Villa, rrëzoi Bournemouth: klubi do
Bordi drejtues i Bournemouth do të mblidhet në fundjavë për të diskutuar mundësinë e një kërkese për dëmshpërblim nga Hawk-Eye, agjensia që furnizon Premier League me goal-line technology. Cherries, që zbritën nga kategoria pas pesë sezonesh, paguajnë shtrenjtë mungesën e vlerësimit të një goli shënuar nga Sheffield United kundër Aston Villa (ndeshje e përfunduar 0-0), pavarësisht se topi kishte kaluar linjën e portës, për shkak të mungesës së funksionimit të sistemit teknologjik. Të dielën e kaluar, pa atë pikë, Villans do të ishin rrëzuar nga kategoria për diferencë golash, ndërsa Bournemouth do të kishte shpëtuar. Sipas klubit anglez, goli evident që nuk u pa në atë ndeshje kontribuoi në shpëtimin e Aston Villa e si pasojë në rrëzimin e kuqezinjve. Pas ndeshjes, vetë Hawk-Eye skishte kërkuar ndjesë, duke pretenduar në një komunikatë se "shtatë telekamerat e vendosura rreth zonës së golit ishin mbuluar në mënyrë të pazakontë nga portieri, nga mbrojtësi e nga sulmuesi".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI