Flash

"Jam si Benjamin Button": Ibra vendos të qendrojë tek Milan, impakti i shitjeve të fanellave bindi edhe klubin

Lapsi.al 31 July 2020
"Jam si Benjamin Button": Ibra vendos të qendrojë tek Milan,

Më shumë se 1700% në shitjen e fanellave të reja për sezonin e ardhshëm. Tifozët e Milan besojnë në një skuadër që është kthyer në mënyrë të pabesueshme fituese e merita është mbi të gjithë e Zlatan Ibrahimovic, që nga janari ka ndryshuar kuqezinjtë totalisht. Ja përse Maldini e Massara janë në ankth mbi akordin për rinovimin me suedezin e do të jenë vendimtare ditët e ardhshme, edhe pse sipas La Gazzetta dello Sport zgjedhja tashmë është bërë: Ibra ka vendosur të qendrojë në Milano.

Tani duhet të ulën të gjithë aktorët në tavolinë për të arritur tek firma për kontratën e re të Zlatan, që mund të nisë nga baza e 5 milionë euro plùs bonus të lidhur me golat, prezencat e rezultatet e skuadës (rendimenti në Europa League e arritja e mundshme e Champions League), në mënyrë që të shkojë tek 6 milionët e kërkuar nga suedezi. Kontaktet mes Maldini e menaxherit të lojtarit, Mino Raiola, janë të vazhdueshëm e nga momentin në moment mund të vijë zyrtarizimi.

Të shtunën në mbrëmj Ibra do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit e pastaj do të shkojë me pushime, duke I besuar rinovimin Raiolas, por e ardhmja e tij në Milano mund të jetë më e gjatë se një sezon. Është në fakt hipoteza se kontrata e re e firmosur nga suedezi është një dyvjecare, me një opsion për drejtues për sezonin e dytë. Për momentin Ibra ka shumë dëshirë të luajë dhe e ka dëshmuar në fushë e në fjalët e thëna në Marassi: "Jam si Benjamin Button".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI