Flash

"Kujdes Messin, e kujdes nga Inter": zbulohet projekti zikaltër, 65 milionë euro në vit

Lapsi.al 31 July 2020
"Kujdes Messin, e kujdes nga Inter": zbulohet projekti zikaltër,

"Kujdes Messin, kujdes nga Inter": Josep Pedrerol, gazetari i njohur spanjoll i Chiringuito TV, në Sexta, e nis kështu transmetimin e tij Jugones e kaq mjafton për të trazuar ndjenjat e tifozëve blaugrana e zikaltër. Pavarësisht mohimeve të Beppe Marotta e Antonio Conte, një zë që vjen nga Spanjë konfirmon përpjekjet, sado të vështira, për të marrë Lionel Messi tek Inter. Një gjë që nuk mund të besohej përpara ardhjes së Ronaldos në Itali e që nuk mund të imagjinohej nëse nuk do të ishte fuqia ekonomike e Suning.

Messi ka aktualisht një kontratë me Barcelonën deri në qershor 2021, kështu që sido të jetë negociatat duhet të kalojnë nga një akord mes zikaltërve e katalanasve. Gjithnjë nëse gjërat nuk lihen për pas një viti kur, pa rinovim, Pleshti do të jetë i lirë të zgjedhë skuadrën pa i dhënë llogari askujt.

Shpenzimet gjithësesi do ishin të cmendura. Gazzetta dello Sport flet për një projekt prej 260 milionë euro në 4 vjet, ose më saktë 65 milionë pagesë në vit. Pavarësisht këtyre shifrave, sipas asaj që vjen nga Spanja, Barcelona është shumë nervoze dhe bën presion duke insistuar për Lautaron. Dy argjentinasit edhe mund të bashkohen, por nuk është e thënë të jetë vetëm në Katalonjë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI