Flash

Bizhaku, kampionia e Fitness që la Greqinë për Shqipërinë

Lapsi.al 31 July 2020
Bizhaku, kampionia e Fitness që la Greqinë për

Duhet të kishte konkuruar në prill, po ashtu si cdo eveniment i sallave të mbyllura i anulluar dhe shtyrë për shkak të pandemisë së Koronavirus, e ka detyruar kampionen e Fitness për të reja në Shqipëri, Kristina Bizhakun ti rinisë përgatitjet edhe një herë nga fillimi për të konkuruar në kampionatin Bodybuilding & Fitness në tetor. 20 vjecarja është një nga favoritet për trofeun 2020, pasi ka fituar në dy vitet e fundit në kategorinë e saj.

Bizhaku që ka lindur në Greqi ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, duke e patur të qartë dhe pa asnjë dilemë, duke i shtuar Federatës së Bodybuilding & Fitness një kampione me potencial të madh.

E dashuruar me sportin e fitnessit, ajo u bë pjesë e stërvitjes dhe kompeticioneve që në moshën16 vjecare, por në nivel profesional kaloi dy vite më pas ku debutoi dhe fitoi vendin e parë në "Bikinni Fitness Albania& Absolute 2018". Një vit më pas Bizhaku, që tashmë i është dedikuar plotësisht përgatitjes fizike edhe përmes një linje veshjesh dhe aksesorësh sportivë, u shpall kampione në kategorinë "Junior Wellness Fitness Champion" dhe tani kërkon të bëjë tris trofesh, në po kaq kompeticione si pjesëmarrëse.

Natyrisht tani përgatitja për të arritur në tetor, për kampionatin kombëtar, në formën më të mirë, komplikohet. E kjo vlen për të gjitha pjesëmarrëset e pjesëmarrësit, që duhet të riformatojnë piramidën e punës në mënyrë të tillë që për turneun të kenë ndërtuar trupin duke evidentuar muskujt, në kërkim të cmimeve vlerësuese.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI