Flash

Video/ Teuta 'fik' Tiranën e Skënderbeun me një ndeshje: Martini i merr Kupën kampionëve në shtëpi

Lapsi.al 2 August 2020
Video/ Teuta 'fik' Tiranën e Skënderbeun me një

Për Tiranën zhgënjimi i një ndeshje të humbur, për Skënderbeun një sezon i cuar dëm (priste fitoren e Tiranës për të djegur një vit nga dënimi me prezencën në Europë), i gjithi 'faji' i Teutës, që merr në Air Albania trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke e kthyer në Durrës pas 15 vjetësh mungesë. Skuadra e Martinit mposht 2-0 kampionët e rinj të vendit, në një ndeshje që mori drejtimin për nga bregdeti që në minutat e para. Trofeu i katërt për Teutën, që mbyll një sezon më shumë se të suksesshëm.

Tirana ishte shumë pak e karikuar për këtë ndeshje, a thua se festimet për titullin kampion kishin lodhur këmbët e bardhebluve, që pësuan gol që në minutën e dytë, duke dhënë kështu një sinjal të qartë të asaj se cfarë ndeshje pritej të luhej në finalen e Kupës. Qendërmbrojtësi Rustem Hoxha i hapi rrugën suksesit, që Martini e ëndërronte i një gur memorie të asaj që tekniku shkodran bëri në këtë sezon në krye të durrsakëve.

Egbo nuk i ndryshoi dot fytyrën skuadrës së tij, që ndoshta vuajti më shumë se duhej golin e shpejtë të kundërshtarit. Ngo'o e Torassa mund të barazonin rezultatin në rastet që iu paraqitën, por Frashëri (spektakolar edhe në goditjen e dënimit të Bathës) ishte i pakalueshëm. Kryeqytetasit ishin të parashikueshëm në lojë e makinozë në prapavijë ku Vangjeli e Muça lëviznin të crregullt, gjë që u pa edhe në minutën e 79 kur Lorenco Vila mbylli sezonin e tij fantastik me një gol që i vuri vulën Kupës.

Një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm për Teutën, që pasi i shkaktkoi Egbosë humbjen e parë në kampionat, në Niko Dovana, vjen dhe i përsërit leksionin në Air Albania, me koston e një trofeu. Tirana me statusion e kampionit nuk fitoi dot asnjë ndeshje nga tre të luajtura si e tillë: humbje në Lac 3-1, barazim 1-1 me Bylis dhe tani 0-2 me Teutën, me të cilët do të ketë mundësinë e revanshit në Superkupë, që sipas të gjitha gjasave mund të luhet më 31 gusht, edhe pse nuk është konfirmuar ende nga FSHF.

PALMARESI I KUPËS SË SHQIPËRISË

1938 – Tirana

1948 – Partizani

1949 – Partizani

1950 – Dinamo

1951 – Dinamo

1952 – Dinamo

1953 – Dinamo

1954 – Dinamo

1957 – Partizani

1958 – Partizani

1960 – Dinamo

1961 – Partizani

1963 – Tirana

1964 – Partizani

1965 – Vllaznia

1966 – Partizani

1968 – Partizani

1970 – Partizani

1971 – Dinamo

1972 – Vllaznia

1973 – Partizani

1974 – Dinamo

1975 – Elbasani

1976 – Tirana

1977 – Tirana

1978 – Dinamo

1979 – Vllaznia

1980 – Partizani

1981 – Vllaznia

1982 – Dinamo

1983 – Tirana

1984 – Tirana

1985 – Flamurtari

1986 – Tirana

1987 – Vllaznia

1988 – Flamurtari

1989 – Dinamo

1990 – Dinamo

1991 – Partizani

1992 – Elbasani

1993 – Partizani

1994 – Tirana

1995 – Teuta

1996 – Tirana

1997 – Partizani

1998 – Apolonia

1999 – Tirana

2000 – Teuta

2001 – Tirana

2002 – Tirana

2003 – Dinamo

2004 – Partizani

2005 – Teuta

2006 – Tirana

2007 – Besa

2008 – Vllaznia

2009 – Flamurtari

2010 – Besa

2011 – Tirana

2012 – Tirana

2013 – Laçi

2014 – Flamurtari

2015 – Laçi

2016 – Kukësi

2017 – Tirana

2018 – Skënderbeu

2019 – Kukësi

2020 – TEUTA

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI