Flash

Video/ Sevilla përmbys Manchester United: rekordmenët kërkojnë trofeun e gjashtë të Europa League

Lapsi.al 16 August 2020
Video/ Sevilla përmbys Manchester United: rekordmenët

Në finale shkon Sevilla. Ekspertët e Europa League tregohen të tillë edhe në gjysëmfinalen e luajtur në Gjermani kundër Manchester United, duke pëmbysur skuadrën e Solskjaer e duke fluturuar në finale, ku synojnë të marrin trofeun e gjashtë në histori, si asnjë klub tjetër më parë: pret tashmë fituesen e Inter-Shakhtar Donetsk.

Spanjollët, por edhe Utd ishin dy skuadra në formë e të bindura nga identiteti i tyre taktik, që i bëri të marrin kualifikimin në Championsin e ardhshëm, pa patur nevojë për trofeun e Europa League. Pjesa e parë në Këln e dëshmoi plotësisht. Vetëm tetë minuta iu deshën Manchester United të merrte avantazhin kundër Sevilla përmes një 11 metërshi të kontestuar që hapi sfidën. Rashford, pas një kombinimi brilant me Martial, u pengua brenda zonës dhe nga pika e bardhë Bruno Fernandes nuk gaboi, duke i dhënë Solskjaer avantazhin përballë ekspertëve të kompeticionit. Pas rrezikoi të pësonte të dytën në goditjen e Fred, andaluzianët u rikompaktësuan dhe barazuan në të 26': Reguilon mundi Wan-Bissaka e krosoi nga e majta, Maguire e mbi të gjithë Williams u vendosën keq në zonë e Suso i lirë shënoi 1-1 me të cilin skuadrat shkuan në pushim, pavarësisht shumë rasteve në të dy anët.

Me rifillimin e lojës të katër lojtarët e sulmit të United shkuan pranë golit: në fillim Bounou doli mirë ndaj Greenwood, pastaj Martial, Rashford e Fernandes panë ti bllokohet goditja brenda zonës. Portieri maroken, papritur i braktisur nga mbrojtësit e tij duhet të kryejë dy mrekulli në pak minuta, për të ndalur Martial. Red Devils nuk konkretizuan asnjë nga rastet, e duhet të paguanin cmimin në minutën e 78': Navas krosoi, Lindelof e Wan-Bissaka harrojnë hollandezin që nuk e ka të vështirë të shënojë 2-1. United u nervozua, Fernandes e Lindelof ofendojnë njëri-tjetrin dukshëm, ndërsa kalimi për në finale merr drejtimin e Andaluzisë: të premten do të jenë Lopetegui e të tijtë që do të kthehen në RheinEnergieStadion.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI