Flash

"Sa herë, Pep, sa herë?": shtypi anglez shkatërron Guardiolan për eleminimin

Lapsi.al 17 August 2020
"Sa herë, Pep, sa herë?": shtypi anglez shkatërron

"Dështove përsëri". Shtypi anglez sulmon ashpër Pep Guardiolan pas eleminimit të Manchester City në cerekfinale të Champions League përballë Lyon. Tekniku spanjoll konsiderohet fajtori kryesor i disfatës: nën akuzë sidomos zgjedhjet e formacionit e përjashtimet e rëndësishme nga titullarët. Në shënjestër të kritikave është edhe Sterling për gabimin e pabesueshëm para portës. "City sheh përsëri të shkatërrohen ëndërrat e tij në Champions League", shkruan 'The Sun', ndërsa 'Daily Mail' flet për "makthin Champions" e "spektaklin horror".

'Guardian' e quan "dramë". "Sa herë, Pep, sa herë? Idea që Guardiola komplikon ndeshjet me eleminim direkt është bërë një e vërtetë e frikshme, sa duket e pamundur që një teknik me një kthjelltësi të tillë mendimi mund ende të ndjekë këtë skemë - lexohet në një editorial, që sulmon direkt intelektualizmin prej maniaku në detaje të spanjollit. "City shqyhet nga Lyons" është titulli i Times që kapet me Guardiolën për administrimin e ndeshjes. "Dështim", "Shkatërrim": për daljen nga skena të City nuk ka fjalë tjetër.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI