Flash

Dybala fut Juventus në telashe: një super-pagë, ose rreziku parametër zero

Lapsi.al 17 August 2020
Dybala fut Juventus në telashe: një super-pagë, ose rreziku

E provuan vitin e kaluar por, në fund, ofertat nuk kanë kënaqur drejtuesit bardhezinj. Dybala qendroi tek Juventus dhe ishte mirë për të gjithë. Tani, pas një sezoni më shumë se të mirë, argjentinasi kërkon një kontratë në lartësinë e të mëdhenjve të Europës. Kështu, situata ("nuk mund të marr më pak se De Light") është në pikën vendimtar të të ardhmes së argjentinasit në Torino. Shifra e kërkuar ka kaluar pritshmëritë, rreth 20 milionë në sezon, e nuk mund të pranohet nga Juventus.

Në këtë pikë, lamtumira duket zgjidhja e vetme, edhe sepse, pa rinovim e me një kontratë në skadencë në 2022, Juventus rrezikon të mos marrë shifrën e përshtatshme për shitjen e kampionit argjentinas, madje situata mund të shkojë deri edhe në largimin me parametër zero. E vetmja shoqëri seriozisht e interesuar duket se është Real, që kërkon të përfshijë Isco në tratativë.

Juventus, për të shitur Dybala, mund të "kënaqet" me një shifër rreth 90 milionë. Duke konsideruar se në Madrid e vlerësojnë fantazistin e tyre 60, në Torino do të merrnin në dorë vetëm 30 milionë. Nëse objektivi është të arkëtojë nuk duket ndonjë rezultat impresionues. Por edhe rinovimi me ato shifra do të ishte një boshatisje arke për klubin. E kështu, dilema Dybala është e destinuar të bëhet kyce për merkaton e bardhezinjve.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI