Flash

Shkarkohet Setien, trajner do të jetë Koeman: Bartomeu lajmëron asamblenë zgjedhore

Lapsi.al 17 August 2020
Shkarkohet Setien, trajner do të jetë Koeman: Bartomeu lajmëron
Barcelona ishte në pritje të zhvillimeve të rëndësishme pas mbledhjes së kryesisë në Camp Nou. Cështjet në rendin e ditës ishin shumë: shkarkimi i Setien, zgjedhjet presidenciale, drejtuesit e rinj sportivë e zgjedhja e trajnerit. Mbledhja zgjati më shumë se 4 orë dhe nga ajo që është bërë e ditur është zyrtarizimi i lamtumirës së teknikut Setien e zgjedhja e trajnerit të ri: Ronald Koeman. Klubi e ka njoftuar shkarkimin e teknikut, që dështoi në të gjithë objektivat sezonalë, përmes një postimi në faqet zyrtare të klubit. Sipas shtypit spanjoll, njoftimi i hollandezit është cështje orësh e do të ndodhë pasi të zgjidhë kontratën me Federatën e vendit të tij. Për të është gati një kontratë 2 vjecare. Tekniku i Hollandës e kishte refuzuar Barcelonën në janarin e kaluar sepse nuk donte të hiqte dorë nga Euro 2020 me kombëtaren e tij. Këtë herë, presingu i drejtuesve blaugrana ka qenë vecanërisht bindës... BARCELONA, ZGJEDHJET NË 15 MARS Sipas asaj që bën të ditur 'Sport', Josep María Bartomeu nuk ka dhënë dorëheqjen si president i Barcelonës e do të përfundojë mandatin e tij. Kështu, Bartomeu ka vendosur edhe për këshillin e ri administrativ të klubit. Pas një debati intensiv, në të cilin janë vlerësuar opsione të ndryshme, cda ka vendosur të mbështesë propozimin e Bartomeut për të konsumuar mandatin e për të thirrur zgjedhjet menjëherë, duke menduar 15 marsin 2021 si datën e duhur: fjala e fundit i përket Asamblesë së ortakëve e parashikuar në tetor.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI