Flash

Lazio e priste, Sociedad e prezanton. Tare i tërbuar: "Pres shpjegime"

Lapsi.al 18 August 2020
Lazio e priste, Sociedad e prezanton. Tare i tërbuar: "Pres
Tërbimi në shtëpinë e Lazios është në nivelet më të larta. David Silva, në mbrëmje vonë, tradhëtoi akordet verbale e premtimet e ka firmosur me Real Sociedad. Igli Tare, drejtori sportiv bardhekaltër, ka dërguar një mesazh të qartë si për ish-lojtarin e Manchester City, ashtu dhe menaxherin e tij. Sipas Corriere dello Sport, Tare e ka komentuar situatën me fjalët: “Pres që Silva e menaxheri i tij të bëjnë një deklaratë zyrtare”. Lazio shpresoi gjatë, por në fund erdhi dushi i ftohtë: David Silva, pasi zgjidhi kontratën me Manchester City, firmosi një dy vjecare me Real Sociedad. Në javët e fundit, bardhekaltrit kishin shtuar kontaktet me spanjollin, duke i ofruar një tre vjecare, por më pas lojtari ndërpreu komunikimin: Tare priste një përgjigje, por ndërkohë rruga e zgjedhur nga Silva nuk ishte drejt Serie A, por për në Spanjë. MESAZHI PËR CITY: "CITIZENS SA TË JEM GJALLË" David Silva largohet nga Manchester City pas 10 sezonesh të jashtëzakonshëm. "Jam ndjerë mirë, do të jem një Citizens sa të jem gjallë" ka thënë kampioni. Klubi, përmes presidentit Khaldoon Al Mubarak, ka lajmëruar se do ti deidkohet një statujë jashtë Etihad Stadium që do të jetë gati në 2021.

Të këshilluara

Video/ Inter siguron finalen me golin e dytë

Në gjysëmfinalen e luajtur në Gjermani, Shakhtar duket se po paguan gabimet e bëra. Vetëm dy minuta pasi Moraes humbi një rast të pafalshëm përballë Handanovic,...

22:25

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI