Kur vitin e kaluar familja vendosi të largohet nga Irani për tu transferuar në Merseyside, Erfan, babai 45 vjecar i Hosseini, tregonte se kishte shumë besim tek i biri. “Askush nuk është si Arat: është një dhuratë speciale e Zotit. Jam kaq krenar për të sepse është një fëmijë që do të bëhet krenaria e popullit iranian”, tha ai në atë kohë.Liverpool’s Iranian wonder kid - Arat Hosseini pic.twitter.com/KAEGoiYRDK
— ?????? (@okesty2000) August 16, 2020
Nga ana e tij, Arat është shumë entuziast për një të ardhme të madhe në futboll: “Dua të jem futbollisti më i mirë në botë, edhe më i mirë se Messi e Cristiano Ronaldo. Dua ti thyej të gjithë rekordet e tyre”. Ambicja nuk i mungon, ndërkohë, iraniani, sipas Daily Star, është stërvitur fort që në moshën 1 vjecare për të arritur rezultatet e fizikun që ka sot. E gjithë cështja është nëse gjashtëvjecari më i fortë në botë me potencialin për tu bërë një yll, do të arrijë të bëhet vërtetë një yll!? Në Liverpool duken të bindur se po...Wonder kid ....nobody can explain ... pic.twitter.com/UsTR5KeAs5
— Vijay R Bharadwaj (@VijayRBharadwa1) August 16, 2020