Flash

Arbitri tek makina e të vërtetës për pafajësinë: njerëzit e pushtetit dalin hapur në Rusi

Lapsi.al 18 August 2020
Arbitri tek makina e të vërtetës për pafajësinë:

Makina e të vërtetës për arbitrin. Duket si film, apo fantazi, por është realiteti me të cilin Vasily Kazartsev rrezikon të mos arbitrojë më në divizionin e parë rus. E gjithë ndodhi në Spartak Moskë-Sochi, java e dytë e Russian Premier League. Gjatë ndeshjes së të shtunës në Otkritie Arena në kryeqytetin rus, Kazartsev fërshëlleu një penallti në të 88 për Sochi me rezultatin 2-1 për Spartakun. Gigot, mbrojtësi i Spartak, rrëzoi në zonë anësorin e Sochi Nemchenco. Penalltia e dyshimtë tërboi Spartakun.

Kazartsev akordoi penalltinë pas konsultës me Var, vetëm se nuk shkoi të shihte pamjet. I besoi asistentëve në sallë e sinjalizoi penallti. Sochi barazoi 2' nga fundi e presidenti Leodin Fedun, manjati i gazit e mik i Putin, kërcënoi menjëherë se do të tërhiqte Spartakun nga kampionati.

Fedun e ka kritikuar gjithnjë përdorimin e Var nga arbitrat, por është kaq i fuqishëm sa e ka bindur presidentin e federatës ruse Alexander Dyukov të marrë një vendim historik: të pezullojë arbitrin e asistentin e Var (Alexey Eskov) për ti nënshtruar ata në makinën e të vërtetës. Gjithcka e vërtetë, por ka edhë më tepër: nëse testi dështon, të dy rrezikojnë të mos arbitrojnë më kurrë një ndeshje të divizionit të parë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI