Flash

Video/ Champions, fitore historike: PSG shpartallon Leipzig dhe bëhet finalisti i parë

Lapsi.al 18 August 2020
Video/ Champions, fitore historike: PSG shpartallon Leipzig dhe bëhet

Psg është finalisti i parë i Champions League 2019/20. Skuadra e Tuchel ka shpartalluar Lipsia në gjysëmfinalen e luajtur në Lisbonë, duke fituar 3-0 në një sfidë pa histori. Avantazh i Marquinhos në të 12'me një goditje me kokë, ndërsa dyfishimi erdhi pak minuta para pushimit nga Di Maria (42'). Në të 56' Bernat fikson trisin nga fare pranë. Në finalen e parë të Champions të historisë, Psg do të përballet me fituesen e Bayern-Lyon.

Gjysëmfinalja e parë e Champions nisi në mënyrën më të mirë për PSG, që vuri në vështirësi gjermanët e Red Bull Leipzig, që nga minuta e parë. Francezët pasi goditën shtyllën me Neymar dhe iu anullua një gol i Mbappe, morën avantazhin në minutën e 13. Goditja me kokë e Marquinhos në minutën e 13, në zhvillimet e një goditje këndi, vlen avantazhin dhe për Tuchel hapet rruga drejt finales...

Leipzig i Nagelsmann nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe PSG përfitoi të shkonte në pushimin e ndeshjes me avantazhin e dy golave. Pikërisht katër minuta përpara fundit të pjesës së parë, Angel Di Maria shënoi golin e dytë për francezët, duke përfituar nga një asist i jashtëzakonshëm i Neymar. Në fakt, gjithcka nisi nga një gabim i portierit Gulasci, e më pas kualiteti i parisienëve bëri diferencën.

Goli i tretë i PSG e vendosi ndeshjen shumë më përpara fërshëllimës finale. Juan Bernat shënoi me kokë golin e sigurisë për francezët, të cilin VAR e konfirmoi të rregullt, pas protestave të gjermanëve të Leipzig për faull dhe pozicion jashtë loje. Asnjë nga të dyja nuk rezultoi në kontrollin e teknologjisë dhe francezët duhet vetëm të administronin rezultatin, pa ndonjë vështirësi të vecantë, ndërsa Tuchel largoi yjet duke menduar për finalen që e pret...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI