Flash

Video/ PSG në finale, 36 të arrestuar në Paris: incidente, vjedhje e dhunë

Lapsi.al 19 August 2020
Video/ PSG në finale, 36 të arrestuar në Paris: incidente,

Policia ka arrestuar 36 persona në mbrëmjen mes të martës e tëe mërkurës, përgjegjës për vjedhje e dhunime, në vazhdën e manifestimeve që pasuan kualifikimin e Paris Saint-Germain në finalen e Champions League. Forcat e rendit, të rreshtuara në numër të madh në Champs-Elyse'es e përreth Parc des Princes, kanë ndërhyrë si pasojë "e hedhjeve të objekteve të shumta, akte dhune kundër oficerëve të policisë, fyerje e rezistencë, vjedhje e fshehje e mallrave të vjedhura", bëjnë të ditur nga Policia.

Të gjithë të arrestuarit, mes të cilëve edhe tre minorenë, këtë mëngjes ishin ende në burg për aktet e kryera rreth orës 1.20 e 3.00. Mes të hetuarve, 14 janë të akuzuar "për dhunë" ndaj policisë e 17 janë të dyshuar për "vjedhje të rënda", sidomos në dyqanet e lagjes rreth Champs-Elyse'es.

Ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka reaguar në Tëitter: "Disa veshin një fanellë që dje në mbrëmje bëri krenar një qytet të tërë e madje një komb të tërë. E mbajnë veshur pa nder. Drejtësia do të vigjilojë e prokuroria e Parisit do të cojë në gjyq autorët e këtyre abuzimeve t ndodhura në Champs Elysees".

https://www.youtube.com/watch?v=OFe-_ajffmo

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI