Flash

Champions: Kush do të jetë në finale kundër Psg? Lyon kërkon surprizën kundër autoblindës Bayern

Lapsi.al 19 August 2020
Champions: Kush do të jetë në finale kundër Psg? Lyon

Kush mes Bayern Mynih e Lyon do të jetë kundërshtar i Psg në finalen e Champions League të dielën në mbrëmje në Da Luz të Lisbonës? Parashikimet janë të gjitha për gjermanët, që vijnë nga prova e jashtëzakonshme e forcës kundër Barcelonës, turpëruar e dërguar në shtëpi. Por francezët e ish-romanistit Rudi Garcia studiojnë një tjetër arritje pas asaj që i bënë Juventusit e Manchester City.

Do të jetë hera e nëntë që Bayern Mynih e Lyon do të sfidohen në një kompeticion europian: precedentët flasin për katër suksese të gjermanëve, dy fitore të francezëve e dy barazime. Herën e fundit që dy skuadrat janë kryqëzuar i përket Champions League 2009/10, në të cilin Bayern fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Bavarezët janë skuadra e dytë në historinë e Champions League që fitojnë nëntë ndeshjet e para të kompeticionit (pas Barcelonës në 2002/03), ndërsa një fitore në këtë ndeshje do ta lejonte formacionin e Flick të barazonte serinë më të gjatë të sukseseve në historinë e turneut (10, të fiksuar nga po Bayern në nëntor 2013 e nga Real Madrid në shkurt 2015).

Numrat janë të gjithë në favor të autoblindës bavareze, që mund të besojë edhe tek një super bomber si Lewandovski e një Muller, lider i rigjetur. Por tekniku Hans Flick nuk i ka besën Lyon e i kërkon të tijve kujdes të madh për të arritur finalen e të vazhdojë të ndjekë ëndërrën Tripletë, duke shtuar në Palmares Kupën që mungon nga 2013. Nga ana e tij, Garcia i beson dyshes së formuar nga Depay e Dembélé, që e bënë Pep Guardiolën të kalonte një mbrëmje të keqe. Ish-tekniku i Romës shpreson të bëhet tekniku i dytë francez që udhëheq një klub francez në finalen e Champions League pas Didier Deschamps me Monaco në 2003/04.

FORMACIONET E MUNDSHME

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI