Flash

Juventusi i ri krijohet në Londër: Paratici sakrifikon Alex Sandro për 'sulmuesin e maskuar'

Lapsi.al 19 August 2020
Juventusi i ri krijohet në Londër: Paratici sakrifikon Alex Sandro

Mision anglez per Fabio Paratici. Drejtuesi i lartë i bardhezinjve fluturoi në Londër për të ndërtuar disa bisedime merkato me klube të ndryshme të Premier League. Në vecanti, në axhendë është një takim i rëndësishëm për Wolverhampton, për të sqaruar situatën e Raul Jimenez, sulmuesi në majën e listës së dëshirave të Juventus. Për të bindur Wolves të ulin cmimin e meksikanit, bardhezinjtë janë gati të vendosin në tavolinë Alex Sandron.

Në këtë sesion merkato, Paratici është i detyruar të bëjë 'akrobacira' për të revolucionarizuar skuadrën. E para se të provojë të bëjë ndonjë goditje në hyrje, idea është të shesë. Shitje ose shkëmbime, duke tentuar të reduktojë investimin në para për të rinuar organikën, të ulë pagat e të afrojë në skuadër lojtarë të vlefshëm për idetë e futbollit që ka Pirlo. E pikërisht në këtë aspekt, Paratici do të kërkojë të perfeksionojë tratativa krijuese e mbi të gjitha operacione kyce në dalje për të planifikuar lëvizjet e ardhshme.

Në detaje, objektivi kryesor i Juventus mbetet Raul Jimenez. E pas kontakteve të shumta me agjentin Jorge Mendes, për të arritur shënjestrën Paratici është gati të fusë në tratativën me Wolves lojtarë të rëndësishëm. Nga Alex Sandro tek Douglas Costa, duke kaluar nga Aaron Ramsey, Rugani e Romero. Pedina tashmë disi jashtë projektit, por sidoqoftë të domosdoshëm për të provuar të ridimensionohet investimi e për të zgjidhur cështjen e sulmit, me Higuain në dalje. Juventusi i të ardhmes nis të marrë formë në Londër.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI