Flash

"Nuk jam më i miri në botë": 19 vjeçari Davies modest, Flick ka gati planin anti-PSG

Lapsi.al 20 August 2020
"Nuk jam më i miri në botë": 19 vjeçari Davies

Bayern në finale, ashtu si parashikohej dhe tani kundër Paris Saint Germain është favoriti kryesor për trofeun e Champions League. E megjithatë tekniku Flick i ka dhënë meritë Lyon, kundërshtari i kaluar në gjysëmfinalen e mbrëmshme: "E dinim se do të ishte e vështirë, Lyon kishte ardhur me përfaqësime të mëdha të bëra kundër City e Juventus. Janë të fortë taktikisht e na krijuan probleme". Hansi Flick, për faqen zyrtare të Uefa-s, ka hedhur sytë nga finalja. "Psg është një skuadër e madhe. Do të analizojmë disa gjëra, e dimë që kanë lojtarë të shpejtë. Do të mundohemi të organizojmë mbrojtjen tonë, por e dimë që forca jonë e madhe është duke vënë nën presion kundërshtarët", përfundoi tekniku.

Një tjetër provë e madhe për Alphonso Davies, që nuk e ka fshehur lumturinë për sezonin që po përjetoj, duke folur për Sky pas fitores 3-0 ndaj Lyon: "Èshtë një emocion i madh, tani festojmë por mendimi është që tani në finale. Ajo që po jetoj është një ëndërr që po realizohet, një ndjesi e jashtëzakonshme. Unë një nga më të mirët në botë? Nuk besoj, përpiqem të bëj gjithnjë më mirë në cdo ndeshje. Me Psg do të jetë një ndeshje e madhe, nga ato që ëndërron i vogël, jam shumë i entuziazmuar".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI