Flash

Garcia i dëshpëruar: "Dhemb shumë të mos jesh në finale"

Lapsi.al 20 August 2020
Garcia i dëshpëruar: "Dhemb shumë të mos jesh në

Lyon mund të ishte vërtetë një outsider në Champions League, por pasi nxorri nga kompeticioni Juventus e Manchester City nisi të besonte vërtetë se mund tia dilte: deri kur përballë gjeti Bayern. Pas 3-0 që i kushtoi eleminimin në gjysëmfinale, Rudi Garcia ka folur për mikrofonët e Sky: "Dalim me kokën lart, nuk kam keqardhje për rastet e humbura. Mund të jemi krenarë për këtë aventurë, ishte shumë e rëndësishme për të rinjtë tanë e shpresoj të kenë mësuar shumë".

Lyon në fakt ka bërë rrugëtimin më të vështirë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klub, në krahasim me të gjitha skuadrat që ishin në katër më të mirat. E megjithatë, tani nuk mbetet gjë tjetër vec për ta parë finalen si tifoz: "Finalja? Nuk bëj tifo për asnjë, janë dy skuadra të mëdha të ndërtuara për të fituar. Tani jam shumë i zhgënjyer për të folur për finalen, të dhemb shumë të mos jesh. Duhet të më kalojë, por ndoshta arrij ta shoh", përfundoi tekniku i surprizës së Champions.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI