Flash

Nga Teuta tek Lazio, rrugë e gjatë për Muriqin: të hënën vizitat mjekësore në Romë

Lapsi.al 20 August 2020
Nga Teuta tek Lazio, rrugë e gjatë për Muriqin: të

Vedat Muriqi do të jetë një lojtar i ri i Lazios. Sulmuesi i kombëtares kosovara e i Fenerbahce do të firmosë një kontratë 5 vjecare me shoqërinë bardhekaltër prej dy milionë euro në sezon. Muriqi, që mund të marrë pjesë edhe në grumbullimin në Auronzo, duhet të mbërrijë në Itali në fundjavë, me vizitat mjekësore të programuara në Romë pikërisht të hënën. Në arkat e Fenerbahce do të përfundojnë 16 milionë euro plùs dy bonus.

Janë kaluar kështu edhe ngërcet e fundit në tratativë, që do të zyrtarizohet pas vizitave mjekësore për Muriqin. Shpresa e Lazios është të arrijë të përshpejtojë kohët teknike të mbërritjes në Itali të lojtarit në mënyrë që të ingranohet në grupin e Inzaghit që për nisjen në grumbullimin e Auronzo di Cadore.

24 vjecari nga Prizreni është transferuar tek Fenerbahce në sezonin e kaluar të merkatos. Transferimi nga Rizespor në Stamboll e bëri të lumtur sulmuesin, që këtë fanellë e kishte adhuruar që i vogël, kur ishte tifoz i Fenerbahce. Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. 3 gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët 3 në Kupën e Shqipërisë dhe 3 me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime. Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje dy vite më parë.

Fenerbahce shpenzoi 3.5 milionë euro kur e mori nga Rizespor, por tani do të përfitojë një plusvalencë të konsiderueshme. Nga pikëpamja ekonomike lojtari do ti kushtojë Lazios 16 milionë euro dhe dy bonus. Nuk është futur në këtë akord shitja e mbrojtësit Bastos pikërisht tek turqit e Fenerbahce. Për cështje bilanci është një operacion i ndarë nga ai i Muriqit, që mund të sjellë në arkat e bardhekaltërve rreth 4 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI