Flash

Përcaktohen datat e sezonit 2020-2021: ja kur do të nisë kampionati i Superiores

Lapsi.al 20 August 2020
Përcaktohen datat e sezonit 2020-2021: ja kur do të nisë

Sezoni 2020-2021 do të fillojë në datë 31 Gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë në datë 29 Maj 2021 me finalen e Kupës së Shqipërisë që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Kjo është ajo që ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me datat e fillimit dhe përfundimit të kampionateve kombëtarë për sezonin 2020-2021. Anëtarët e KE-së janë njohur me propozimet e paraqitura nga Komisioni i Garave dhe sipas nenit 51, pika 6, e Statutit të FSHF kanë miratuar propozimet e prezantuara. Anëtarët kanë votuar elektronikisht një vendim qarkullues.

Këto janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI