Flash

Europa League, 90 minuta për të shkruar historinë: Inter sfidon Sevilla, me shumë objektiva në lojë

Lapsi.al 21 August 2020
Europa League, 90 minuta për të shkruar historinë: Inter sfidon

Inter kthehet në një finale europiane 10 vjet nga hera e fundit, ndërsa Sevilla kërkon kurorën e gjashtë, për të zgjatur rekordin e saj absolut në Europa League. Një skuadër italiane nuk e fiton trofeun që nga 1999 (Parma), Conte luan trofeun e parë europian si trajner, Lautaro Martinez diskuton finalen e parë të karrierës, Lukaku ka në shënjestër rekordin e Ronaldo Fenomenit të gjitha këto fakte që peshojnë në bilancin e një finale shumë të rëndësishme për të dy skuadrat.

ÇFARË LUHET NË KËLN...

Mbrëmjen e sotme në RheinEnergieStadion të Këlnit, Inter ka shansin e madh për të shkruar historinë: duke mundur Sevilla e duke marrë trofeun e Europa League, zikaltrit do të ngrinin në qiell trofeun e parë të epokës Suning e do të merrnin një vend si kokë grupi në edicionin e ardhshëm të Champions League. Nuk ka më pak ambicje Lopetegui, që përvec se ka shansin të fshijë njollët e errët që i la eksperienca me Real Madrid, me një fitore do të përmirësojë akoma edhe më shumë një rekord që skuadra andaluziane e ka pronësuar në këtë kompeticion: trofeun e gjashtë të Europa League.

INTER

Formacion i pandryshuar për Antonio Conte, në krahasim me atë që shkatërroi Shakhtar Donetsk. Tekniku do të heqë dorë sërish nga Skriniar e Eriksen e përpara, ku Sanchez duket i rikuperuar, i beson dyshes së pakundërshtueshme Lautaro e Lukaku. Belgu ka në shenjestër rekordin e Fenomenit në vitin e parë si interist. Në 1997/98 braziliani shënoi 34 gola e në fund të sezonit, pas vendit të dytë në kampionat pas Juventus, ngriti lart Kupën Uefa në finalen e Parisit, ndërsa deri tani Lukaku ka shënuar 33 gola në sezonin e tij të parë...

SEVILLA

I njëjti tridhëmbësh ofensiv që u pa kundër Manchester United, por Lopetegui duhet të bëjë llogaritë me situatën e Ocampos, që nuk është në formën më të mirë, por shkak të një dhimbje në gju. Megjithatë, sipas asaj që mësohet, sulmuesi do të luajë nga minuta e parë me Suson, që e jeton këtë sfidë edhe si ish-milanist e marokenin En Nesyri në mes.

Entuziazmi është në majë në kampin zikaltër, por përballë do të jetë kundërshtari më i vështirë kur flitet për Europa League: Sevilla, që në 15 vitet e fundit e ka fituar trofeun pesë herë e nuk ka humbur kurrë një finale. Këtë herë andaluzianët vijnë në aktin final të turneut jo si favoritë: Inter duket më në formë, por Suso e të tjerët kanë treguar më parë kundër Romës e United se mund të kalojnë cdo pengesë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI