Flash

Presidenti i Inter i tregon daljen Contes: "E ardhmja për tu planifikuar"

Lapsi.al 22 August 2020
Presidenti i Inter i tregon daljen Contes: "E ardhmja për tu

Presidenti i Inter Steven Zhang pas humbjes në finalen e Europa League ka bërë bilancin e sezonit, që u mbyll aspak si mendonte ai. E megjithëse në mendimet e Zhang konsiderata është pozitive, kjo nuk do të thotë se Antonio Conte do të vazhdojë të jetë e sigurtë trajneri i Inter edhe në sezonin e ardhshëm.

Fjalët e teknikut që paralajmëruan largimin, përforcohen nga qendrimi i Zhang që ka dribluar pyetjen, por nuk e mohoi. "Tekniku e stafi i tij kanë bërë një punë të madhe. Si kam thënë më parë, do të pushojmë pastaj do të mendojmë për të ardhmen e do ta planifikojmë".

Për sa i përket sezonit, me vendin e dytë në kampionat e finalen e humbur të Europa League, Zhang ka theksuar: "Besoj se është shumë pozitive, jemi në një rrugëtim që na lejoi të luftonim për finalen e Europa League e vite më parë mund vetëm ta imagjinonim. Të gjithë ne, brenda e jashtë fushës, po bëjmë një punë të shkëqlyer. Natyrisht të fitosh apo humbësh bën pjesë e lojës, por të arrish në finale na bën optimistë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI