Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

"Për Barcelonën, pranoj edhe pankinën": Suarez besnikëri e pakushtëzuar

Lapsi.al 22 August 2020
"Për Barcelonën, pranoj edhe pankinën": Suarez

Pas ditë heshtje, Luis Suarez del hapur e kërkon qartësi nga Barcelona për të ardhmen e tij. "Flitet për disa emra që ka bërë presidenti, për disa ndryshime, por askush nuk ka ardhur të më thotë se duan të bëjnë pa mua. Nëse ky është vullneti i klubit, do ishte mirë që përgjegjësit e kësaj zgjedhje të ma thonë në sy - ka thënë ai për El Pais - Jam këtu prej 6 vjetësh, mjaftueshëm gjatë për të thënë atë që mendoj".

"Dua më të mirën për klubin e idea ime është të qendroj, por nëse shoqëria mendon se unë jam i sakrifikueshmi, nuk kam problem të flas me atë që vendos". 33 vjecari, mik i ngushtë i Lionel Messi është gati të pranojë edhe një rol jo si protagonist: "Do të pranoja të mos e kisha vendin të sigurtë, konkurenca bën mirë e nëse trajneri mendon se duhet ta nis nga pankina nuk do kisha probleme. Mendoj se mund ti jap ende shumë Barcelonës. Nuk kam folur ende me Koeman".

Pastaj uruguajani lëshon edhe një paralajmërim për klubin, që është gati të bëjë një revolucion të vërtetë. "Në këtë botë mungon koerenca, durimi e memoria. Kur Real Madrid humbi me Ajax më kujtohet që donin të shisnin Kroos e Modric, që sot janë kthyer të jenë fenomenë. Është mëkat sepse është gjithnjë kështu, njerëzit kanë mendime mbi gjithcka e mund të gjykojnë shumë lehtë: ajo që është e bardhë sot, neër është e zezë e anasjelltas. Kur mungojnë dijet ose argumentat për të shpjeguar gjërat në thellësi, zakonisht kapet motivi më i thjeshtë, por futbolli është më kompleks".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI