Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

"Fenomeni" në karantinë për koronavirus: Ronaldo ka qenë në kontakt me një të infektuar

Lapsi.al 22 August 2020
"Fenomeni" në karantinë për koronavirus: Ronaldo ka

Ish-futbollisti brazilian Ronaldo, fitues i dy Botërorëve me Brazilin në Shtetet e Bashkuara në 1994 e në Japoni e Kore në 2002, sipas medias braziliane, mund të jetë infektuar me koronavirus dhe ndodhet i karantinuar bashkë me familjen e tij në Spanjë, pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv ndaj Koronavirus.

Në fakt, gjithnjë sipas mediave në Brazil, Ronaldo ka kryer tamponin e parë dhe ka rezultuar negativ, por sipas protokollit në Spanjë duhet të qendrojë në karantinë. "Gjatë kësaj jave kam marrë lajmin se një person, me të cilin unë e familja ime kemi patur kontakt, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 e menjëherë i jemi nënshtruar testeve që dolën negative, por për kujdes duhet të qendrojmë në autoizolim" ka shkruar në rrjetet sociale Fenomeni.

Ish-kampioni brazilian, tashmë presidenti i Valladolid në Spanjë, do të humbasë kështu finalen e Champions League, ku Bayern Mynih do të luajë kundër Paris Saint Germain.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI