Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Vendosi finalen me autogol, në Manchester tallen keq: “Ja Lukaku që njohim!”

Lapsi.al 22 August 2020
Vendosi finalen me autogol, në Manchester tallen keq: “Ja Lukaku
Në fund e vendosi Lukaku, edhe pse jo në anën që pritej. Sulmuesi i Inter e shënoi dy herë emrin në tabelën e shënuesve në finalen e Europa League 2019/20, por në një nga dy rastet në anën e gabuar. I tij devijimi në goditjen e Diego Carlos, që i siguroi fitoren andaluzianëve. Një befasi duke qenë se ishte belgu që hapi serinë e golave për Inter duke i bërë tifozët të ëndërrojnë. Por që tani duhet të durojnë talljet… që vijnë nga Manchester United. Si parashikohej, në rrjetet sociale shpërthyen frazat e romuzet. Terrori se ish-qendërsulmuesi i tyre do fitonte trofeun si protagonist, ndër të tjerat duke mundur skuadrën që i eleminoi më gjysëmfinale, u shua kur Lukaku, golin numër 35 që do ti jepte rekordin e Ronaldos, e shënoi në portën e gabuar. “Lukaku shënoi si Ole në finale, sa keq që ishte në portën e gabuar”, ngacmon i pari, duke krahasuar devijimin vendimtar të belgut me atë të Solskjaer që në 1999 i dhuroi United trofeun e Champions kundër Bayern. Dikush është edhe më i keq: “më në fund, kontrolli i parë i Lukakut që vlen golin”, duke evidentuar teknikën bazë të qendërsulmuesit, një nga motivet që në Manchester e kritikonin. Fraza më pickuese? “Ja Lukaku që njoh”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI