Flash

Babai i Icardit vë gishtin në plagë: poston një foto që tërbon tifozët e Inter

Lapsi.al 22 August 2020
Babai i Icardit vë gishtin në plagë: poston një foto që
Inter i Antonio Conte ka humbur kundër Sevilla në finalen e Europa League. Një humbje e hidhur sidomos për tifozët që, pas 10 vjetësh, ëndërronin një trofe. Pikërisht tifozët interistë nuk e kanë marrë mirë foton e postuar nga babai i Mauro Icardi, Juan. Argjentinasi ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur nga zikaltrit, një foto të Mauros që i ka tërbuar tifozët. Një shprehje e ish-sulmuesit të Inter që duket sikur bën ironi mbi rezultatin e Inter e që ka rizgjuar debatin e fortë për largimin e sulmuesit nga Milano zikaltër. Tifozët kanë komentuar me tërbim në rrjetet sociale dhe e kanë përcaktuar gjetjen e Juan Icardi si një “mungesë respekti”. Postimi ka marrë edhe pëlqimin e mamasë së Wanda Nara, Nora Colosimo.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI