Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

MotoGP, Marquez rrezikon ta humbasë titullin pa e mbrojtur: piloti jashtë edhe për 2-3 muaj

Lapsi.al 22 August 2020
MotoGP, Marquez rrezikon ta humbasë titullin pa e mbrojtur: piloti

MotoGP duhet të bëjë akoma pa Marc Marquez. Tetë herë kampioni i botës do të jetë i detyruar të humbasë të tjera gara pas ndërhyrjes së dyfishtë kirurgjikale në krahun e djathtë të frakturuar si pasojë e rrëzimit në GP e parë sezonale në Jerez. Nga Honda kanë bërë të ditur se për Marquez "objektivi është të kthehet në motor kur krahu të jetë shëruar plotësisht". Për spanjollin parashikohen ende 2-3 muaj stop.

Në listën e GP të humbur nga Marquez do të shtohen edhe Misano, me përsëritjen e parashikuar në fundjavën e 11-13 shtatorit e pastaj 18-20 shtator, ashtu si ajo e Barcelonës. Nga ana e skuderisë japoneze nuk jepen data të sigurta për rikthimin në pistë, por idea është për ta parë spanjollin në motor vetëm kur të jetë plotësisht i rikuperuar.

"Është folur shumë për rikuperimin e Marc e për data, por nda dita e parë, pas operacionit të dytë, kemi thënë gjithnjë se objektivi i vetëm është që ai të kthehet në 100%" ka shpjeguar Alberto Puig, team manager i Hondas. "Nuk e kemi me nxitim - ka thënë ai - kur Marc të jetë në gjendje të kthehet të garojë atëherë do të mendojmë për objektivin e ardhshëm".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI