Flash

FOTO/ Mbylli gjithë stadiumet e botës nga virusi: në Kinë kthehen tifozët

Lapsi.al 22 August 2020
FOTO/ Mbylli gjithë stadiumet e botës nga virusi: në Kinë

Ishte në fakt hera e parë me publik në një stadium kinez pas pandemisë. U zhvillua në Suzhou, ku luan një nga dy grupet në të cilat janë organizuar skuadrat për finalen e kampionatit. Prezentë në tribunë kanë qenë tifozë të të dy skuadrave, natyrisht të distancuar. Gouan kaloi në avantazh në të 14' me Cédric Bakambu, ndërsa në të 27' erdhi barazimi i Wang Shenchao përpara se Oscar të shënonte golin vendimtar në të 76'.

Rregullat e Super League për rikthimin në stadium përcaktojnë detyrimin e maskës, por në realitet tifozët e kanë mbajtur të ulur në momentin që u siguruan për distancën korrekte në tribunë. Tifozët prezentë në Suzhou kanë qenë rreth 2000, për herë të parë që nga rinisja e kampionatit në 25 korrik.

Braziliani Oscar festoi golin vendimtar 2-1: por nuk është goli i ish-mesfushorit të Chelsea që do ta fusë ndeshjen mes Sipg të Shanghai e Guoan të Pekinit në histori.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI