Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

I sëmurë nga leuçemia, Mihajlovic tani frikë për jetën: pozitiv me Covid-19

Lapsi.al 23 August 2020
I sëmurë nga leuçemia, Mihajlovic tani frikë për

Tekniku i Bolonjës Sinisa Mihajlovic ka rezultuar pozitiv me Covid pas tamponit të kryer sapo është kthyer në qytet nga pushimet në Sardenjë, ku ka qenë bashkë me të shoqen. Lajmin e ka bërë publik vetë shoqëria kuqeblù. Mihajlovic është asimptomatik, por do të mbetet i izoluar për dy javët e ardhshme, ashtu si parashikon protokolli kombëtar. Nesër do të bëhen edhe testet mbi lojtarët dhe bashkëpunëtoret e skuadrës së parë. Rreth një vit më parë tekniku i Bolonjës njoftoi se është i sëmurë nga leucemia dhe i është nënshtruar një transplanti të palcës dhe infektimi me Covid e rrezikon shumë jetën e teknikut serb.

Bolonja, në një komunikatë zyrtare, ka komunikuar pozitivitetin ndaj Covid të teknikut: "Sinisa Mihajlovic, i kthyer të premten në Bolonja, ka kryer tamponin kontrollin për Covid-19 e ka rezultuar pozitiv. Tekniku, që është krejtësisht asimptomatik, do të mbetet në izolim për dy javët e ardhshme, si parashikohet nga protokolli kombëtar. Janë kryer në këto ditë tamponet mbi grupin e skuadrës së të rinjve, që rezultuan të gjithë negativë. Nesër do të kryhen testet mbi lojtarët e bashkëpunëtorët e skuadrës së parë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI