Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

Tuchel ka marrë këshillat nga Navas, Neymar e Di Maria: "Kemi folur edhe para gjysëmfinales"

Lapsi.al 23 August 2020
Tuchel ka marrë këshillat nga Navas, Neymar e Di Maria: "Kemi

Tekniku i Psg, Thomas Tuchel, i ka dhuruar klubit francez finalen e parë të Champions League në historinë e tyre e tani kundër Bayern Mynih e di se luan për gjithcka. "Jemi këtu për të luajtur finalen e për ta fituar. Natyrisht është sfida më e madhe e karrierës sime. Eshtë vështirë të përshkruar emocionet e mia: jam i sfilitur dhe i lumtur. Nuk do të bëjmë asgjë speciale, sepse ndeshja vetë është speciale", ka thënë gjermani i francezëve.

Tuchel duhet të zgjidhë disa dilema formacioni. "Dëmtimi i pësuar nga Marco Veratti është shkaktuar nga një goditje, nuk bëhet fjalë për dëmtim muskular e kjo i minimizon rreziqet. Ai ndihet mirë, ashtu si edhe Kylian Mbappé. Ndoshta nuk është i aftë të përballojë 120 minuta, por është gati të luajë, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë problem i ri para ndeshjes", ka sqaruar Tuchel që është në ankth edhe për portierin Keylor Navas.

Për Psg është finalja e parë në Champions League në histori: "Flas shumë me Keylor Navas, ai e ka fituar këtë kompeticion shumë herë - ka rrëfyer Tuchel - kemi folur edhe para gjysëmfinales. Edhe Angel di Maria e Neymar e kanë fituar Champions League: besoj se skuadra si Bayern, që janë mësuar të luajnë këto lloj ndeshjesh, kanë një avantazh të lehtë për këtë fakt. Por nuk është vendimtar si avantazh".

Mbi kundërshtarët: "I kemi parë videot me djemtë e kemi kryer një seancë krejtësisht taktike. Punojmë në konceptet bazë të lojës sonë në mënyrë që të ndihen të qetë. Me Flick Bayern po përjeton një moment unik. Ata janë një mix të rinjsh të etur për sukses e plot dëshirë të lënë gjurmë e lojtarësh ekspertë që duan ta fitojnë sërisht Champions League".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI