Flash

Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre

Monika Kryemadhi deklaroi se mesazhet e administruara nga SPAK prej telefonit të saj tregojnë se ajo nuk ka ndikuar për të ndihmuar të afërmin e saj, biznesmenin Adrian Shatku dhe, duke përjashtuar ish-bashkëshortin Ilir Meta nga këto çështje, kërkoi që të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama dhe të tjerë ish-funksionarë me të cilët ka pasur komunikime, që të pyeten nëse ajo ka ushtruar ndikim.

21:30

MotoGP/ Garë historike në Stiria, për herë të parë asnjë motor japonez në podium

Lapsi.al 23 August 2020
MotoGP/ Garë historike në Stiria, për herë të parë

Në pistën e shtëpisë KTM fiton GP e Stiria me Miguel Oliveira, në suksesin e tij të parë në MotoGP. Portugezi ka përfituar nga beteja mes Jack Miller (Ducati Pramac) e Pol Espargaro (KTM, në start në pole position) për ti kaluar të dy e për tu ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. I katërti Joan Mir që kishte dominuar pjesën e parë të GP, përpara flamurit të kuq të provokuar nga aksidenti i Maverick Vinales, i mbetur pa frena me Yamahan e tij.

Miguel Oliveira kompleton në MotoGP të dielën e "herëve të para" në Cmimin e Madh të Stiria, GP numër 900 në 71 vjet histori të klasit mbretëreshë. Pas atij të Celestino Vietti e Marco Bezzecchi në Moto3 e në Moto2, mbërrin ajo e portugezit që, në drejtim të KTM të team Tech3, përfitoi nga sfida mes Jack Miller (Ducati Pramac) e Pol Espargaro (KTM factory) në dy kthesat e fundit të xhiros finale për ti kaluar të dy e për të arritur finishin i pari. Asnjë pilot i kombësisë së tij nuk kishte arritur kurrë ta bënte. Një sukses i jashtëzakonshëm për skuderinë austriake që vendos dy motorë në podium e merr suksesin e dytë sezonal pas atij me Brad Binder në GP të Republikës Ceke.

Për herë të parë asnjë motor japonez nuk mbërrin podiumin. Në vendin e katërt mbërriti Suzuki i Joan Mir, ndërsa i pesti Ducati i Andrea Doviziosos. Fitues në këtë pistë një javë më parë, piloti nga Forli nuk gjeti ritmin e duhur për të bërë garën elitare, por vendi i pestë i lejon të bëjë një hap të vogël përpara e të reduktojë me vetëm 3 pikë diferencën me Fabio Quartararo në klasifikimin e përgjithshëm: 67 pikë kundër 70 të francezit, ndërsa Miller është i treti me 56.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI